UEFA shpall lojtarin më të mirë në Ligën e Kampionëve këtë javë

UEFA shpall lojtarin më të mirë në Ligën e Kampionëve këtë javë

Organi më i lartë i futbollit, UEFA, ka shpallur N’Golo Kanten si lojtarin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.

Në këtë garë janë duke u zhvilluar gjysëmfinalet, ku Real Madrid barazoi 1-1 ndaj Chelsea ndërsa Manchester City fitoi 2-1 ndaj PSG-së.

Së fundmi, UEFA ka vlerësuar se Kante ishte lojtari më i mirë në këtë javë, pasi bëri një paraqitje fantastike ndaj Real Madrid.

Ndeshja e kthimit mes Chelseat dhe Real Madridit do të zhvillohet më 5 maj.