Barcelona publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Villarreal

Barcelona publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Villarreal

Sot klubi i Barcelonës ka bërë publikimin e listës së lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e radhës në La Liga.

Të dielën, Barcelona do të luajë ndaj Villarreal për ndeshjen e 32-të në La Liga dhe një ditë përpara ka bërë edhe publikimin e lojtarëve të ftuar, shkruan RTVALDI.

Nga kjo listë, shihet rikthimi i Ousmane Dembele, i cili nuk ishte gati në ndeshjen kundër Getafes.

Portierë: Ter Stegen, Neto, Arnau Tenas;

Mbrojtësit: Dest, Pique, Araujo, Lenglet, Alba, Umtiti, Firpo, Mingueza;

Mesfushorët: Busquets, Puig, Pedri, Matheus, Roberto, De Jong, Moriba;

Sulmuesit: Griezmann, Dembele, Messi, Trincao.

Neto është kthyer gjithashtu në formacionin e Ronald Koeman pasi kapërceu një dëmtim në kyçin e këmbës.

Miralem Pjanic, nga ana tjetër, është jashtë pasi ka një problem me gjurin e djathtë, derisa Philippe Coutinho, Ansu Fati dhe Martin Braithwaite janë të lënduar.