'Tronditet' Barcelona, arrestohet ish-presidenti Josep Bartomeu

'Tronditet' Barcelona, arrestohet ish-presidenti Josep Bartomeu

Ish-Presidenti i FC Barcelona, Josep María Bartomeu, është arrestuar nga policia në lidhje me çështjen “Barçagate”.

Bastisja ka të bëjë me skandalin e vitit të kaluar, kur klubi i kishte kontaktuar disa kompani për të bërë fushatë kundër njerëzve të caktuar dhe entiteteve që e kundërshtonin administratën e presidentit të atëhershëm të klubit, Josep Maria Bartomeu.

Gjithashtu policia ka arrestuar edhe dy drejtues të tjerë të klubit katalanas: Óscar Grau (Drejtor i Përgjithshëm), Román Gómez Ponti (drejtor i shërbimeve juridike) dhe Jaume Masferrer (këshilltar i Bartomeut).

Skandali “Barçagate” ka lidhje me përgjimet e disa futbollistëve kryesorë të ekipit, përfshirë Leo Messin, nga një kompani e paguar nga Bartomeu.

Disa agjentë të trupit të sigurimit katalanas kanë hyrë në ambientet klubit këtë mëngjes dhe po kryejnë, sipas informacioneve, një inspektim edhe pse ata ende nuk kanë shumë detaje në lidhje me kontrollet që po kryejnë njësia “Mossos”.