Transformimi i pabesueshëm i Rona Nishliut, vështirë të njihet (Foto)

Tash e një kohë të gjatë, këngëtarja Rona Nishliu është shkëputur tërësisht nga skena muzikore.

Atë kohë pas kohe e shohim teksa publikon imazhe nga vende të ndryshme, por ajo që të bie në sy është ndryshimi në pamjen e saj.

Këngëtaren e njihnim gjithmonë me një stil të veçantë të flokëve, por tashmë ajo është transformuar në stil krejtësisht të ri.

Së fundi, ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën dukej për mrekulli me flokët e shkurtëra.

Kujtojmë që Rona kishte bërë bujë edhe në mediet e huaja në vitin 2012 kur përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën “Suus”, me të cilën zuri edhe vendin e pestë në atë garë.