Gëzojnë shoqëri prej 20 vitesh – Teuta Krasniqi, Ryva Kajtazi e Blerta Deliu bëjnë “reunion” pas shumë kohësh

Gëzojnë shoqëri prej 20 vitesh – Teuta Krasniqi, Ryva Kajtazi e Blerta Deliu bëjnë “reunion” pas shumë kohësh

Aktoret Teuta Krasniqi, Ryva Kajtazi dhe Blerta Deliu, duket se kanë bërë një “reunion” pas shumë vitesh.

Ndonëse që të trija janë shumë më pak aktive në aktrim viteve të fundit, ato dikur ishin shoqe dhe kolege shumë të mira.

Ato së fundmi kanë qenë të ftuara në një emision festiv të përbashkët, ku kanë pasur rastin të takohen dhe të çmallen me njëra-tjetrën pas shumë vitesh.

Ka qenë Ryva ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi me shoqet e saj, duke shkruar në mbishkrimin e fotografisë “Shoqe prej vitit 2000”.

Që të trija duken bukur dhe mjaft tërheqëse dhe në top formë, teksa janë secila të suksesshme në fushat e tyre dhe kanë krijuar familje.

Përkatësisht, Ryva zhvillon më shumë profesionin e saj si këngëtare, ndërsa Blerta Deliu është deputete në Kuvendin e Kosovës.

Edhe Teuta Krasniqi është më shumë aktive si pronare e një kompanie që nxjerr në treg produkte vegane, por nuk e ka lënë shumë anash as aktrimit.