Propozimi i ditës për sot është ky lëng shumë të thjeshtë, që i kombinuar me ushtrimet fizike të duhura dhe një regjim ushqimor të shëndetshëm, do të shkrijë dhjamin e tepërt në zonën e barkut.
Përbërësit : 1 kërcell selino, 1 kastravec, 2 tufa majdanoz dhe 3-4 festa ananasi të freskët.
Përgatitja
Qëroni kastravecin, selinonë dhe ananasin dhe pritini në kubikë ose copëza mesatare. Grini majdanozin sa më imët dhe bashkojeni me përbërësit e tjerë.
Më pas kalojini të gjithë në blender pa shtuar kurrfarë ingredienti tjetër, si p.sh ujë, kripë, sheqer ose lëng shtesë. Kjo pije duhet pirë çdo mëngjes esëll pasi stimulon rizgjimin e organizmit dhe shkrin yndyrat e akumuluara në zonën e barkut.
Por cili është sekreti i këtij lëngu?
Selino është një perime shumë e pasur me fibra, por aspak kalorike. Përllogaritet që rreth 100 gr selino të përmbajnë gati 16 kalori. Kjo e bën një perime lehtësisht të tretshme, por që ju jep ndjesinë e ngopjes.
E njëjta gjë ndodh edhe me kastravecin, i cili ka në përmbajtjen 95% ujë dhe 5% fibra të tretshme. Nutricionistët dhe dietologët rekomandojnë vazhdimisht konsumin e kastravecit për të gjithë ata që duan të qëndrojnë në formë.
Majdanozi është një ndër erëzat që u jep gjithmonë një shije të veçantë gatimeve tuaja, mendoni sa i shëndetshëm mund të jetë vallë për organizmin? Majdanozi funksionin si një dierutik natyral për trupin, eleminon toksinat dhe shkrin dhjamin falë përmbajtjes së tij në fibra.
Ananasi është fryti ekzotik që nuk duhet të mungojë kurrë në shportën tuaj të konsumit të përditshëm. Përmban fibra, vitamina, antioksidantë dhe karbohidrate natyrale që përmirësojnë shijen e lëngut të mësipërm.