"Tuttosport" shkruan se Higuain nuk vuan nga një lëndim serioz dhe do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Coppa Italia ndaj Atalantas.
Gonzalo Higuain pritet të kthehet nga lëndimi më herët se që besohej fillimisht pas lëndimit të pësuar në derbin e qytetit në Serie A ndaj Torinos.
Sulmuesi i Juventusit u dëmtua në minutat e parë të ballafaqimit të dielën.
E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” shkruan se Higuain nuk vuan nga një lëndim serioz dhe do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Coppa Italia ndaj Atalantas, të mërkurën e javës së ardhshme.