Palët e konfliktit në Libi nënshkruajnë armëpushim të përhershëm

Palët e konfliktit në Libi nënshkruajnë armëpushim të përhershëm

E dërguara speciale e OKB-së për Libinë të premten njoftoi se në Gjenevë të Zvicrës është nënshkruar një armëpushim nga delegacionet e dy palëve të konfliktit.

Stephanie Turcos Williams, e cila e udhëheq Misionin e Kombeve të Bashkuara në Libi, tha se palët arritën armëpushim të përhershëm në të gjitha pjesët e territorit libian

Sot është një ditë e mirë për popullin libian”, tha Williams në një konferencë për gazetarë.

Në kohën kur palët po e nënshkruanin marrëveshjen e shumëpritur, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Libi lëshoi një deklaratë, shkruan Anadolu.

Në të thuhet: “Bisedimet e Komisionit të Përbashkët Ushtarak 5+5 në Gjenevë sot kulmuan në një marrëveshje historike pasi ekipet libiane arritën marrëveshje për armëpushim të përhershëm në mbarë Libinë. Kjo marrëveshje është një pikë e rëndësishme e kthimit drejt paqes dhe stabilitetit në Libi”.

Ndryshe, Libia në vitet e fundit është përfshirë nga kriza politike dhe lufta civile, ku gjenerali Khalifa Haftar ka luftuar kundër forcave të qeverisë së njohur nga komuniteti ndërkombëtar.