Teodoroviq propozon rikthimin e testit PCR në kufi, preshevarët dhe bujanocasit fajtorë

Teodoroviq propozon rikthimin e testit PCR në kufi, preshevarët dhe bujanocasit fajtorë

Anëtari i Shtabit të Krizave, Dr. Branislav Tiodoroviq, deklaroi se ai do të kërkojë test të detyrueshëm për Kovid-19 për qytetarët kur të hyjnë në Serbi, sepse, siç thotë ai, qytetarët e Vrajës, Bujanocit dhe Preshevës kalojnë çdo ditë në Maqedoni ku situata po “vlonë”.

Eshtë e mundur që PCR ose testi serologjik të jetë i nevojshëm për të hyrë në Serbi. Unë do ta kërkoja atë edhe për të gjithë qytetarët tanë. Njerëz nga Vraja, Bujanoci, Presheva kalojnë çdo ditë në Maqedoni për të blerë karburant, për kontrabandë, tregti… e Maqedonia po vlonë nga koronavirusi. Sikur të qëndronin vetëm në vendin tonë, ata nuk do të kishin kontakt me të infektuarit dhe nuk do të përhapnin infeksionin. – thotë Tiodoroviq.

Ai njoftoi se një seancë e Shtabit të Krizave është caktuar për të Enjten për shkak të rritjes së papritur të numrit të njerëzve të infektuar.

– Nesër ne ndoshta do të vlerësojmë nëse do të prezantojmë disa masa për të mbrojtur veten. Kroacia ka një rritje të madhe, Bullgaria ka një rritje të tmerrshme, malazezët janë vazhdimisht në vendin e tretë të lartë. Kjo është arsyeja pse unë jam që askush të mos hyjë në Serbi pa një PCR negativ ose test serologjik – tha ai.