Haxhi Krasniqi viziton Prekazin pas suksesit të arritur

Haxhi Krasniqi viziton Prekazin pas suksesit të arritur

Robin Haxhi Krasniqi, boksieri kosovar i cili së fundi u shpall kampion i botës në boks, në kategorinë WBA dhe IBO, dje dhe sot ka qëndruar në Kosovë, ku fillimisht mbajti një konferencë për medie.

Në këtë konferencë, Krasniqi, deklaroi se suksesin e tij ia dedikon edhe familjes Jashari dhe përulet para sakrificës së saj për Kosovën.

Gjatë ditës së sotme, Krasniqi, qëndroi te kullat e Jasharajve ku bëri foto me të pranishmit dhe me trofetë e fituar nga ai.