Me presion të pushtetit lokal largohet nga puna Lulzim Miftari pas 7 viteve punë në sh.f.Ibrahim Kelmendi

Me presion të pushtetit lokal largohet nga puna Lulzim Miftari pas 7 viteve punë në sh.f.Ibrahim Kelmendi

Këtë shkrim (letër publike) po e bëjë 12 ditë pasi jam larguar nga puna. Nuk është me vonesë, por,  formimi im është i atillë që emocionet t'i vendos anash realitetit.                       

Shqiprim erdhe për të hap vende të reja pune, apo për ti larguar nga puna kuadrot egzistuese ?!

Kauza politike në të cilën thirreshe ishte zhvillimi ekonomik, hapja e fabrikave dhe krijmi i vendeve të reja të punës, sjella e shumë investitoreve Gjerman...                                      

Por, fabrikat nuk u hapën, vende të reja të punës nuk krijuat, qasjen europiane ndaj ekipës tuaj nuk e dëshmuat... Por, vetëm aty ku mundët i zavendësuat njerëzit, i larguat punëtoret nga puna dhe sollet mercenarët tuaj politik e admiruesit tuaj fetar.

Tash e shtatë vite përvoje pune si mësimdhënës i lëndës të edukimit fetar në shkollën fillore në Preshevë me kualifikim universitar, me shumë trajnime të ndjekura në aspektin e ngritjes profesionale pedagogjik e fetare,  lavdata nga ana e shumë prindërve për punën me nxënësit dhe bashkëpunim konstruktiv me kolegët e shkollës, dhe vjen dita kur drejtuesit e institucionit ku punoja (drejtori që kam pas bashkëpunim dhe kam respekt) me direktivë të politikës ditore (partiçës) të largon nga puna, pa ndonjë arsyje ligjore por vetëm se nuk je mercenar i një partie teroriste e gyleniste. kjo ndodh vetëm në vendin tim - Preshevë.

Ju qoft përhajr ndryshimi i thirur nga ju, ama ndryshim se jo llaf - hek një e fut një tjetër.

Deri këtë vit shkollor, sipas ligjit në fuqi asnjëhere  politika nuk ka të drejtë të bëje presion e ti rrasë hundet në përzgjedhjen e hoxhallarëve për lënden e mësim besimt. Përzgjedhja e hoxhallarëve (profesorit të lëndës) i takon vetëm institucionit fetar zyrtar i cili është licencuar nga Ministria e Arsimit. Sipas këtyre rregullave ligjore ka ndodhur caktimi i mësimdhënësve të lëndës fetare, që kur ka filluar të jepet në shkolla si lëndë zgjedhore.

Mirëpi, po shihet se i pari komunës ta bjen zarfin se kend duhet ta largon nga puna e kend ta rradhisim sipas bindjeve partiake" i forti me Beograd t'qudit"!.

 Se vjen dita me ulë kokën dikush para meje vetëm se është bërë kukëll e politkës ditore, se kisha paramendu.    jam krenar për punën që kam bërë deri tani. Para askujt nuk turpërohem për veprimet e mia (pavarsisht llafologëve).

Veprimi dhe angazhimi im për ta ndryshuar vendim tim (pozitivisht) e kontributi për qasje pragmatiste nuk do të ndalet asnjë moment. Do të vazhdojë edhe më fuqishëm ti mbështes nismat dhe vlerat e profesionistëve që ia dojn të mirën arsimit të hershëm, arsimit fillor atij profesional e universitar, kulturës, shëndetësisë e mbrojtjes sociale. Edhe më fuqishëm do të jem prezent në sektorin e shoqërisë civile, por prioritet im mbetet përhapja e porosive Kuranore e profetike dhe praktikimi i tyre.

Zoti e ndryshoft gjendjen e Preshevës, se politqkat çdo ditë e më shumë po e shkatrrojn atë.

Vëllau i juaj : Lulzim Miftari 

Preshevë