Suarez tregon pse u largua nga Barca dhe çfarë duhet të ndodh që Messi të qëndrojë

Luis Suarez qëndroi gjatë vite te Barcelona, ku arriti të bëhej mik i ngushtë me Lionel Messin.

Sipas uruguaianit, pikërisht kjo miqësi, edhe i ka kushtuar me largim nga Barcelona.

Duke folur para medieve, Suarez thotë se ka biseduar shpesh me Lionel Messin gjatë muajve të fundit, në lidhje me dëshirën e tij për t’u larguar.

“Për respekt të marrëdhënies sonë, unë nuk do të them saktësisht për çfarë kemi biseduar, por ai ishte në një situatë të vështirë dhe të komplikuar”, ka deklaruar Suarez.

“Ai donte të largohej dhe klubi nuk dëshironte ta linte të largohej. Unë u përpoqa ta mbështesja atë, të kujdesesha për të dhe ta shpërqendroja nga situata”.

Suarez thotë se te Barcelona ishin të shqetësuar për miqësinë e tij me Lionel Messin.

“Unë mendoj se ata donin të më largonin nga Messi, ndoshta ata ishin të shqetësuar që unë kisha një marrëveshje të mirë me të. Që ai donte të largohej nuk kishte asnjë lidhje me mua. Ata duhet ta kishin respektuar vendimin tim”.

“Ekziston një mundësi që Messi të luajë për një klub tjetër, por nëse ai ndihet rehat dhe i lumtur përsëri dhe vjen një menaxhim i ri në klub, ai do të dëshirojë të vazhdojë te Barcelona”.