Kosova U21 kërkon t’u jap fund rezultateve jo të mira, në ‘Fadil Vokrri’ pret Austrinë

Kosova U21 kërkon t’u jap fund rezultateve jo të mira, në ‘Fadil Vokrri’ pret Austrinë

Kombëtarja U21 e Kosovës rikthehet në aksion, në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2021.

‘Dardanët’ e rinj në ‘Fadil Vokrri’ presin Austrinë, në ndeshjen që fillon nga ora 19:00, shkruan lajmi.net.

Në ndeshjen e parë në Austri, Kosova është mundur 4:0.

Pas gjashtë ndeshjeve, Kosova ka vetëm gjashtë pikë, duke u renditur në vendin e pestë në grup, dhe në katër ndeshjet e fundit, numëron katër humbje.

Në anën tjetër, Austria renditet në vendin e dytë, pozitë që ndihmon Play Off.

Lista e trajnerit Rafet Prekazi për ndeshjet e tetorit te Kosova U21.