Tenisti i talentuar nga Kosova pjesëmarrës në ''Ten Pro Global Junior Tour''

Tenisti i talentuar nga Kosova, Dasar Ymeri, nesër (e hënë) do të nisë garën në turneun ndërkombëtar të tenisit ‘Ten Pro Global Junior Tour’.

Ky turne organizohet në Holandë  dhe starton nesër, ndërsa Dasar Ymeri do të jetë pjesëmarrës në grupmoshat U10 dhe U11.

Dasar Ymeri është nëntë vjeç, dhe është pjesë e skuadrës kroate TK Viži, që gjendet në Zagreb.