Cristiano Ronaldo: Të jesh baba është diçka shumë unike

Ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare jo vetëm për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm në karrierën e tij por edhe për shkak të jetës personale.

Futbollisti është bërë baba për herë të parë kur Cristiano Jr erdhi në jetë në vitin 2014. Më pasi ai mirëpriti në jetë binjakët Mateo dhe Eva nga një nënë surrogate në qershor 2017.

Dhe në muajin korrik, konfirmoi se e dashura e tij Georgina Rodriguez, do të sjellë në jetë në nëntor fëmijën e parë të çiftit, një vajzë me emrin Alana Martina.

Cristiano ka zbuluar se të qenurit baba e ka ndryshuar tërësisht atë dhe i ka dhënë një perspektivë tjetër për jetën.

Ylli i futbollit, ndërsa është në pritje të fëmijës së katërt, në një intervistë për revistën portugeze Hola është shprehur “Të jesh baba është diçka shumë unike, diçka që më ka ndryshuar tërësisht. Më ka mësuar shumë gjëra për dashurinë që kurrë nuk e kam ditur se ekzistonin.”

Ronado tregoi se mezi po pret të bëhet baba sërish.

“Mezi po pres të bëhem baba sërish. Të jesh baba dhe të shohësh familjen tënde teksa rritet është privilegji më i madh që kam pasur. Kalimi i kohës me ta, qëndrimi pranë tyre, të gëzohesh dhe të qeshësh me ta. Fëmijët kanë sjellë shumë lumturi dhe gëzim në jetën time.”

Ndërsa për djalin e tij shtatëvjeçar, ai u shpreh “Ai e do futbollin, luan gjatë gjithë kohës. Shpesh është e vështirë për ta marrë atë që të ulet për të ngrënë darkë sepse është gjithmonë jashtë duke luajtur futboll. Mendoj se e ka në gjak”, tha portugezi.