Rikthehet Besa Kokëdhima! Ja çfarë po përgatit!

Prej kohësh këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima i mungon muzikës me ndonjë produksion të ri...

Madje edhe në rrjete sociale kësaj periudhe ajo nuk ka qenë shumë aktive, deri mbrëmjen e djeshme. Ajo ka publikuar një sërë fotosh në të cilat shfaqet në formë mjaft të mirë fizike dhe gjithashtu ka zbuluar projektin e radhës.

Besa është duke përgatitur disa këngë në versionin akustik. Nuk është hera e parë që ajo realizon diçka të tillë pikërisht në këtë periudhë të vitit duke kujtuar këtu që edhe në vitet e kaluara për festat e fundvitit ka realizuar albume të posaçme. Të shohim se çfarë do të sjellë këtë herë Besa