• E mërkurë / Jun-18 22:41
  • Kontakt

Klopp i qetë rreth Wijnaldum, nuk i pengojnë thashethemet që e lidhin me Barcelonën

Klopp i qetë rreth Wijnaldum, nuk i pengojnë thashethemet që e lidhin me Barcelonën

Georginio Wijnaldum vazhdon të lidhet me Barcelonën, qysh kur Ronald Koeman mori drejtimin e katalanëve.

Lidhur me situatën e lojtari holandez është pyetur trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i cili në fjalët e tij duket shumë i qetë.

“Që kur Gini është këtu, unë kam pasur 500-600 biseda me të. Kështu që, njësoj është edhe tani, si gjithmonë. Asgjë më shumë për të thënë”, ka thënë Klopp.

“Unë kam folur me Gini kur ai kthye nga pushimi i kombëtareve dhe ne kemi biseduar si gjithmonë. Kjo është e tëra, vërtetë”, shtoi gjermani.

Liverpool vazhdon të interesohet në anën tjetër për Thiago Alcantara, por duket sikur Thiago dhe Wijnaldum afektojnë njëri tjetrin për lëvizjen e radhës në merkato.