Barcelona ka identifikuar një përforcim të ri për sezonin e ardhshëm.
“SFR Sport” shkruan se klubi katalan ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Nice, Jean-Michael Seri.
Klubi nga Camp Nou beson se mund ta sigurojë marrëveshjen për blerjen e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.
Seri ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Nice duke u shndërruar në objektiv transferimi te gjiganti katalan.