E konfirmon Di Marzio: Vojvoda po transferohet te Torino

Mërgim Vojvoda po bën një hap të madh në karrierën e tij....

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Serie A, Torinon.

Gianluca Di Marzio raporton se Torino do të shpenzojë 5.5 milionë euro për Vojvodën, plus bonuset, përcjell lajmi.net.

Vojvoda te Torino po transferohet nga Standardi i Belgjikës, të cilës skuadër i është bashkuar vetëm një vit më parë.

Kujtojmë se në Serie A luan edhe Amir Rrahmani te skuadra e Napolit, ndërsa Vedat Muriqi është pranë transferimit te Lazio.