Këtë vit, meqë shënohet dekada e parë e shtetit janë organizuar një sërë aktivitetesh kulturore-artistike.
Qershia mbi tortë e kësaj feste të sivjetme do të jetë këngëtarja kosovare që ka arritur famë botërore, Rita Ora.
Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet dhe të gjithë presin me padurim që ta shohin nesër në orën 22:00 performancën e Ritës në kryeqytet.
Prindërit e këngëtares kanë arritur para saj, madje ata kanë qenë mbrëmë të ftuar në koncertin që u mbajt për nderë të 50 vjetorit të karrierës së Sabri Fejzullahut.