Deputeti Shaip Kamberi ua uron festën e Kurban Bajramit

Deputeti Shaip Kamberi ua uron festën e Kurban Bajramit

Të dashur miq,

Urime dhe për shumë vite festa e Kurban Bajramit, paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin me ju dhe familjen tuaj.

Kurban Bajrami (Eid al-Adha ose Eid Qurban) simbolizon sakrificën, sinqeritetin dhe besimin në Zotin, Mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit.

Kurban Bajrami është simbol edhe i flijimit dhe nënshtrimit, Besimit të vërtetë, shpresës, dashurisë dhe dëshirës për drejtësi.

Gëzuar Kurban Bajramin, me lutjen që të shtohet mirëkuptimi, dashuria për njëri-tjetrin dhe të ketë paqe, shëndet e mirësi në çdo vatër familjare.

Shaip Kamberi - kryetar i PVD-së