Nëse ska ujë për pije, ka për mbushjen e pishinave private!
Sa duket qytetarët e Preshevës më tepër kanë gjasa që pushteti lokal të ju siguroj ujë për mbushjen e pishinave të tyre private, se sa për të pirë!
Mbushja e pishinave private në kohë Pandemie është aktivitet me të cilin po meret pushtetit lokal!
Arsyetimi i pushtetit lokal para qytetarëve për munges të ujit pēr pirje është i pa vend, kur në të njejtën kohë gjendet ujë i mjaftueshem për mbushjen e pishinave private!
Nuk mund t'a themi a është dhe sa është paguar N.P. Moravica për këtë punë, apo ky ishte një shërbim i vullnetit të mirë, mirëkuptim ose privilegj i treguar nga pushtetit lokal për ata qytetarë që kanë pishina dhe kan nevoj për t'u freskuar!
Sido që të jet, në këtë kohë pandemie, me temperatura të larta e me gjendje të jashtëzakonshme, kur pjesë të shumta të qytetit vuajnë për ujë, mbushja e pishinave private nga pushteti lokal është fyerje e intelegjencës dhe dinjitetit për qytetarët e Preshevës!
Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës gjatë secilës paraqitje publike, qan hallin e qytetarëve duke i porositur që të mbajnë distancën dhe të lajnë më shpesh duart, por sot të jesh banorë i Preshevës duhet të jetosh në mes dy kontradiktave, të jesh në mesin e shumicës së qytetarëve që nuk kan ujë as për të pirë, apo në mesin e atyre qytetarë që kanë ujë të mjaftueshem edhe për mbushjen e pishinave private, të siguruar nga pushteti lokal!
Ky lajm ka ardhur në redaksinë e Rtv Aldi nga një qytetarë i Komunës së Preshevës
(Video e bërë në muajin korrik 2020 në Preshevë)