• E mërkurë / May-07 23:44
  • Kontakt

Neymar ka një mesazh për Real Madridin

Neymar ka pranuar se do ta kenë të vështirë ta përmbysin disavantazhin 3:1 nga ndeshja e parë me Real Madridin.

Neymar nuk dorëzohet në kërkim të kualifikimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve me ekipin e Paris Saint-Germain.

Sulmuesi brazilian ka pranuar se do ta kenë të vështirë ta përmbysin disavantazhin 3:1 nga ndeshja e parë me Real Madridin.

Por, ai nuk mendon se do të jetë e pamundur ta eliminojnë ekipin e madh madrilen.

“Do ta kemi të vështirë në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit”, deklaroi Neymar, përcjell rtvaldi.com

“Por, në futboll asgjë nuk është e pamundur”, u shpreh ai.