Zyrtare: Milani transferon përfundimisht Simon Kjaerin nga Sevilla

Zyrtare: Milani transferon përfundimisht Simon Kjaerin nga Sevilla

Milani zyrtarisht e ka transferuar Simon Kjaerin nga Sevilla për 3.5 milionë euro.

Me një njoftim në ueb faqen e tyre, konfirmohet se lojtari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Rossonerët.

Lojtari 31-vjeçar u transferua te Milani në janar nga Sevilla në formë huazimi si zëvendësues i Mattia Caldaras që u rikthye te Atalanta.

Deri më tani në këtë edicion, ai ka luajtur 13 herë për skuadrën italiane në të gjitha garat, duke u bërë kështu partner i Alessio Romagnolit në mbrojtje.

Kjaer u bë huazimi i dytë që transferohet te Milanit, pasi një gjë e tillë ndodhi edhe me Alexis Saelemaekers në muajin e kaluar.