Kjo është drejtoresha e Donald Trump’it që e lë nën hije Melania’n (FOTO)

Hope Hicks kohë më parë u emërua drejtoreshë e komunikimeve e Donald Trump’it.

Edhe pse nuk ka asnjë ditë karrierë politike, Hope Hicks 29 vjeçe arriti të veçohet me punë të palodhshme gjatë fushatës presidenciale të Donald Trump’it.

Sot është këshilltare më e re e tij, kështu që paraqitet rregullisht në shoqëri të zyrtarëve, transmeton gazetametro.net. Në darkë në Japoni, të cilën kryeministri i këtij vendi Shinzo Abe e shtroi për nder të presidentit amerikan, Houp Hicks u paraqitë në veshje elegante smoking.

Ajo i mahniti të pranishmit me dukjen e saj, por edhe me profesionalizmin, derisa njerëzit e afërt me të e përshkruajnë si të mirë, miqësore dhe mbi të gjitha, luftëtare besnike. Trump e ka përshkruar si “të natyrshme” dhe “të jashtëzakonshme”.

Përndryshe, zeshkania e bukur rrjedh nga një familje e cila me vite merret me marrëdhëniet me publikun, gjë që sqaron përse Hope është vendosur për këtë profesion.

Hope në rini është marrë me modelim, dhe sukses më të madh ka realizuar duke bashkëpunuar me shtëpinë e modës Ralph Lauren. Kohë më parë kanë filluar thashethemet nëpër internet se Hick gjoja është e dashura e Trump’it, gjë që definitivisht nuk i pëlqeu Melania’s.

Për këtë nuk është e çuditshme se ato takohen vetëm kur janë të detyruara, siç ishte rasti i vizitës zyrtare në Japoni.