Verratti: Nëse e bëjmë këtë mund ta eliminojmë Real Madridin

Marco Verratti beson në rikthimin e disavantazhit 3:1 nga ndeshja e parë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti beson në rikthimin e disavantazhit 3:1 nga ndeshja e parë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Përkundër humbjes së rëndë në Santiago Bernabeu, italiani ende beson në kualifikim në çerekfinale.

“3:1 është rezultat i rëndë por kemi mundësinë ta luajmë kualifikimin në ndeshjen e kthimit në shtëpi, mund ta përmbysim rezultatin”, u shpreh ai.

“Duhet të jemi më efikas para portës së Real Madridit”, theksoi Verratti.