Skuadra angleze nis bisedimet për transferimin e Coutinhos

Skuadra angleze nis bisedimet për transferimin e Coutinhos

Ish mesfushori i Liverpool aktualisht është i huazuar te Bayern Munich në Bundesligë, por pala gjermane nuk duket se do të bëjë një lëvizje të përhershme për të.

Në anën tjetër, Coutinho nuk ka bindur as Barcelonën për ta mbajtur në skuadër, për të cilin paguan 160 milionë euro në janar të vitit 2018.

Tottenham ka treguar një interesim për brazilianin dhe madje ishte afër transferimit të tij verën e kaluar, para se ai të finalizonte marrëveshjen për huazim te Bayern Munich.

Por destinacioni më i mundshëm i 27 vjeçarit duket të jetë Newcastle United, nëse pronësia e tyre kalon te investitorët arabë.