ZYRTARE: Konfirmohet vendi ku do të luhet derbi i Merseyside

ZYRTARE: Konfirmohet vendi ku do të luhet derbi i Merseyside

Një takim i veçantë i Grupit Këshillimor të Sigurisë njëzëri u pajtua të lejojë që të gjitha ndeshjet e mbetura të Premierligës në Merseyside këtë sezon të luhen në terrenet e Everton dhe Liverpool, pas dyerve të mbyllura.

Dhe ky është një lajm i shkëlqyeshëm për klubet, të cilët kishin frikë se takimi i tyre mund të zhvendosej në bregdetin e jugut, mes frikës se turma të mëdha mund të mblidheshin jashtë stadiumit.

Reds do të luajnë ndeshjet e mbetura në ‘Anfield’, ashtu siç janë të planifikuar me orar.

Skuadra e Jurgen Klopp është vetëm gjashtë pikë larg sigurimit të titullit të parë pas 30 viteve, teksa më 21 qershor luan si mysafir i Everton në ndeshjen e parë të rifillimit të kampionatit anglez.