Nora dhe Roberti nuk e presin Shën Valentinin së bashku

Nora Istrefi dhe Robert Berisha nuk po e presin këtë Shën Valentin bashkë.

Angazhimet e shumta kanë bërë që këtë ditë të rëndësishme ata të jenë largë njëri-tjetrit.

Por kjo nuk do të thotë që Roberti ka harruar ta uroj gruan e tij dhe për ta bërë këtë e ka zgjedhur një fotografi shumë të bukur të Norës për ta publikuar në Instagram.

”Urime Shën Valentini” ka shkruar Roberti dhe fotos i ka vënë një zemër. Kujtojmë se ai dhe Nora kanë qenë çifti më i komentuar së fundmi në media kinse janë ndarë por e kanë dëshmuar se dashuria e tyre është e fortë ani pse në këto festa shpesh iu bie të jenë larg njëri-tjetrit dhe për këtë vetë Roberti ka treguar nëpër intervista.