Aktorja e suksesshme e cila do të bëhej fillimisht e njohur për publikun shqiptar me rolin e Jaseminit në telenovelën ‘’Dashuri dhe ndëshkim’’ e transmetuar ekskluzivisht në ekranin e ‘’TRING dhe ‘’Vizion Plus’’ dhe Gylserenit në ‘’Fate të kryqëzuara’’ ka fituar simpatinë e të gjithëve edhe falë bukurisë së saj natyrale, ku spikasin sytë e mëdhenj blu. Madje jo rrallëherë ajo është konsideruar si një muzë frymëzuese për shumë regjizorë dhe stilistë, mirëpo fotot e publikuara së fundmi në Instagram kanë ngritur dyshimet se aktorja ka bërë diçka në fytyrë. Fansat kanë guxuar edhe më shumë duke e krahasur me një kukull porcelani që i mungon shprehia në fytyrë. ''Ç'po ndodh me ty, pse dreqin je balsamosur kështu?'', ''Mjaft me kaq shumë botoks, je bërë e pështirë'', ''Ku dreqin humbi natyraliteti yt, je thjesht një kukull plastike'', janë disa prej komenteve të ndjekësve të acaruar të saj. Për më tepër shihni fotografitë.
''Çfarë dreqin ke bërë në fytyrë?'', fansat e acaruar sulmojnë keq aktoren e njohur turke

Nurgül Yeşilçay është një ndër emrat më të dashur dhe të kërkuar të kinematografisë turke.