Ministrja Haxhiu e paditë për shpifje Rrahim Ramën, i thotë shihemi në gjykatë

Ministrja Haxhiu e paditë për shpifje Rrahim Ramën, i thotë shihemi në gjykatë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka paditur për shpifje ish-drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, Rrahim Ramën.

Informacioni është konfirmuar nga kabineti i ministres Haxhiu.

“Ministrja ka dorëzuar të premten padinë për shpifje kundër tij (Rrahim Ramës). Me të do të ballafaqohet në gjykatë”, thuhet në përgjigjen e kabinetit.

Tashmë ish-drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar u shkakruar më 12 maj të këtij viti, ndërsa Haxhiu kishte njoftuar se masa e ndërprerjes së marrëdhënies për punë për Rrahim Ramën, vjen për shkak të “keqmenaxhimit, joprofesionalizmit e mungesës së transparencës”.

Ndryshe, Rama, në anën tjetër para dy ditësh ka dorëzuar ankesë në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës edhe pse ky këshill nuk është funksional.

“Kam dorëzuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, ankesën time ndaj Ministrisë së Drejtësisë, përkatësisht Komisionit Disiplinor të qeverisë për Pozita të Larta Drejtuese, i cili në fillim të këtij muaji ndërmori vendim të padrejtë për të më ndërprerë marrëdhënien e punës në AAPKS. Ankesa ime ka të bëjë me vendimin krejtësisht politik dhe arbitrar të këtij komisioni, të iniciuar dhe dominuar gjatë tërë kohës nga ministrja e drejtësisë Zonja Albulena Haxhiu, për të shqiptuar ndaj meje masën disiplinore me datën 05 Maj 2020 për ndërprerjen e marrëdhënies së punës”, ka njoftuar Rama, i cili u shkarkua më 12 maj nga ministrja në detyrë Albulena Haxhiu.