Brenda rezidencës luksoze të Malumas në Kolumbi

Brenda rezidencës luksoze të Malumas në Kolumbi

Këngëtari i njohur kolumbian, Maluma, është në rrugën e tij për t’u bërë një superyll global.

I famshëm për hitet si “11 PM” dhe “Chantaje” në bashkëpunim me Shakiran, teksa është i vendosur të luajë krah Jennifer Lopez në një komedi romantike të ardhshme të quajtur “Marry Me”.

Por, si gjithë ne, ai duhet të bënte pauzë në jetën e tij kohët e fundit për shkak të pandemisë COVID-19.

I nominuari për ‘Grammy’ (dhe Latin Grammy fitues) është vendosur në rezidencën moderne në fshat afër vendlindjes së tij Medellin, Kolumbi, dhe së fundmi përmes një videoje ka prezantuar të gjithë shtëpinë.

“Është e mahnitshme të jesh këtu dhe të shijosh shtëpinë time”, ka thënë Maluma për shtëpinë e tij të mbushur me art, të cilin ai e ka në pronësi për tre vjet.

“Kisha nevojë për këtë kohë në jetën time për të shijuar dhe parë të gjitha gjërat që unë kam qenë duke ndërtuar për një kohë të gjatë”, vazhdon ai.

Ai shpjegon se gjithmonë ëndërronte të zotëronte një vend të tillë dhe në natyrë, dhe kjo sigurisht që tashmë e mbushë atë.

“Më pëlqen të qëndroj këtu me familjen time”, shton ai.

Dhe megjithëse ai ka një kuzhinier duke u karantinuar me të, Maluma këmbëngul ta bëjë vetë kafenë e tij të mëngjesit.

Duke qenë se dëshira e të gjithëve është të kalojë sa më shpejt kjo pandemi, Maluma e mbyll videon duke dërguar një mesazh te fansat në gjuhën angleze dhe spanjolle: “Shpresoj që jeni duke qëndruar në shtëpi – është mirë të qëndroni në shtëpi”.