Liga Premier pa vendim të ri: Po punojmë për rikthim të garës

Liga Premier pa vendim të ri: Po punojmë për rikthim të garës

Liga Premier ka lëshuar një deklaratë ku konfirmon se puna po vazhdon për të rifilluar edicionin 2019-20, nga aty ku është pezulluar.

Disa klube angleze janë rikthyer tashmë në stërvitje, si pjesë e një propozimi të quajtur “Project Restart”.

Në një takim të aksionarëve të Ligës Premier sot, klubet diskutuan hapa e mundshëm drejt planifikimit të rifillimit të sezonit 2019/20, kur është e sigurt dhe e përshtatshme për ta bërë këtë.

“U ritheksua që mendimet e të gjithëve janë te të prekurit nga Covid – 19. Për më tepër, prioritet i Ligës Premier është shëndeti dhe siguria e lojtarëve, trajnerëve, menaxherëve, stafit të klubeve, tifozëve dhe komunitetit të gjerë. Liga dhe klubet po shqyrtojnë lëvizjet e para drejt ecjes tutje dhe kthimi në stërvitje dhe ndeshje do të bëhet vetëm me udhëzimet e Qeverisë, nën këshillat mjekësore të ekspertëve dhe pas këshillimit me lojtarët dhe menaxherët”.

“Klubet në takim kanë shkëmbyer informata sa i takon projektit për rifillim. U konfirmua se lojtarët dhe trajnerët janë kyç në këtë proces dhe se ata do të konsultohen. Klubet rikonfirmuan angazhimin e tyre për të përfunduar sezonin, duke ruajtur integritetin e garës. Klubet kanë mirëpritur mbështetjen e Qeverisë”, thuhet në komunikatën e Ligës Premier së Anglisë.

Ndërkohë, Daily Mail, shkruan tutje se klubet ranë dakord për të përfunduar sezonin pas dyerve të mbyllura, ndërsa mund të zhvillohen disa ndeshje edhe në ambiente neutrale.

Ëest Ham United, Manchester City dhe Arsenal konsiderohen si klubet që rrezikohen më shumë pasi janë të rrethuar nga banesat.