Interi shumë afër marrëveshjes me Giroud

Interi shumë afër marrëveshjes me Giroud

Klubi italian, Interi dhe sulmuesi francez i Chelseat, Olivier Giroud janë afër për të arritur marrëveshje.

Ish-lojtari i Arsenalit është gati të largohet nga Stamford Bridge i lojtar i lirë në verë, pas dy sezonesh e gjysmë me Blutë.

Klubi më i interesuar për shërbimet e tij është Interi, pasi sulmuesi francez pëlqehet nga ish-trajneri i tij, Antonio Conte.

Lojtari ishte afër të transferohej në janar, por një gjë e tillë dështoi, ndërsa tani flitet se palët janë afër të arrijnë marrëveshje për transferim gjatë verës.

Palët thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje dyvjeçare, duke përfshirë edhe një mundësi shtesë për vitin e tretë.

Giroud ndiqet ende nga klubi tjetër italian, Lazio, ndërsa pëlqehet edhe nga West Ham në Ligën Premier.