Barcelona synon të fitojë sa më shumë nga shitja e tij, Rakitic shpërthen ndaj klubit: Nuk jam thes me patate

Barcelona synon të fitojë sa më shumë nga shitja e tij, Rakitic shpërthen ndaj klubit: Nuk jam thes me patate

Pas gjashtë viteve qëndrim në Camp Nou, mesfushori kroat Ivan Rakitic do të largohet nga Barcelona.

Rakitic pritet të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror, pasi klubi nuk llogarit më në shërbimet e tij.

E ardhmja e kroatit ende është në pikëpyetje pasi shumë skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Inter, Manchester United, Arsenal, Sevilla, PSG e Atletico Madrid janë skuadrat që duan shërbimet e Rakitic.

Barcelona e ka nxjerr në shitje lojtarin dhe po synon që të fitojë sa më shumë nga shitja e tij, por kjo gjë e ka revoltuar Rakiticin.

“Nëse do të kishin dashur të më shesin, do të më pëlqente ta dëgjoja këtë, pasi unë po shpresoj ta mbyll kontratën. Nëse nuk mund të bëhet, do të ulemi të flasim”, deklaroi Rakitic.

Kroati ka thënë se e kupton situatën ekonomike të Barcelonës, por nuk është një thes me patate që të shitet kudo pa dëshirën e tij.

“Gjithçka do të analizohet, por ideja ime është që të shkoj deri në fund. E kuptoj situatën ekonomike, se Barcelona do të fitojë sa më shumë prej meje në afatin kalimtar, por nuk jam një thes me patate. Vendos vetë se ku do të shkoj”, tha Rakitic.

32-vjeçari nuk luajti shumë në fillim të edicionit me trajnerin Valverde, por me ardhjen e Setien ai ka pasur më shumë hapësira.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se e ardhmja e kroatit do të jetë në Sevilla, por vet Rakitic ka deklaruar se nuk ka pasur kontakte me drejtorin sportiv të klubit andaluzian Monchi.