Barcelona dhe Sevilla mund ta zhvillojnë finalen e Copa del Rey në stadiumin Wanda Metrooplitano të Atletico Madridit.
E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se stadiumi i Atleticos mund të jetë një opsion i mirë sepse nuk ka nevojë për shtyrjen e ndonjë dueli të ekipit nikoqir.
Santiago Bernabeu dhe Mestalla po ashtu janë përmendur si opsione por Metropolitano duket të jetë favorit i ri për nikoqir të finales.
Barcelona dhe Sevilla do të luajnë në finale për trofeun e Copa del Rey.