Maqedoni: Udhëzime për mbrojtjen e punëtorëve të ndërtimtarisë nga Covid-19

Maqedoni: Udhëzime për mbrojtjen e punëtorëve të ndërtimtarisë nga Covid-19

Sindikata e Punëtorëve të Ndërtimtarisë, Industrisë dhe Projektimit bashkë me Shoqatën për mbrojtje gjatë punës, përgatiti “Doracak për siguri dhe shëndet gjatë punës në ndërtimtari për parandalim nga coronavirusi”.

Doracaku përmban rekomandimet dhe masat themelore për mbrojtje nga coronavirusi të cilat duhet t’i respektojnë punëdhënësit dhe punëtorët në ndërtimtari.

Mes tjerash rekomandohet mirëmbajtje e rregullt e higjienës personale, bartja e pajisjeve mbrojtëse, mbajtja e distancës sociale, dezinfektim i rregullt i veshmbathjeve, mjeteve dhe hapësirës së punës, kufizim i lëvizjes së panevojshme mes lokacioneve, kontejnerëve dhe zyrave, si dhe sigurimin e buxhetit të veçantë në kompani i cili do të përdoret me qëllim për menaxhim me pandeminë.

Si edhe sektorët tjerë, ashtu edhe në ndërtimtari priten humbje për shkak të kufizimeve të fuqisë punëtore, mbylljen e vendeve të ndërtimit dhe punëtorët e mundshëm të sëmurë.

“Problemi është me të vërtetë i madh dhe po pëson pasoja për ekonominë dhe punëtorët. Duhet të luftojmë bashkërisht, sepse pikërisht sektori i ndërtimtarisë është shtyllë bartëse në ekonominë dhe ngritës kryesor i brutoprodhimit vendor. Statistika thotë se përfshijmë numër prej mbi 50 mijë të punësuarve në sektorin dhe për këtë duhet të kujdesemi që të mos vijë deri në kolaps”, thonë nga Sindikata.

Doracaku do të mund të gjendjet në web faqet e Lidhjes së Sindikatës të Maqedonisë dhe të Shoqatës për mbrojte gjatë punës, si dhe në kanalet në Youtube dhe në Facebook.