Afërdita kthehet prapa në kohë, publikon fotografinë e parë të realizuar me partnerin

Afërdita postoi fotografinë e parë të realizuar me bashkëshortin.

Në këto ditë kur të gjithë po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, qytetarët kanë nisur shumë ‘sfida’ në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Shumë prej tyre po aplikohen edhe nga të famshmit tanë, e një nga ato është edhe Afërdita Dreshaj.

Atë e nominuan miqtë e saj për të publikuar fotografinë e parë bashkë me bahskëshortin e saj, Jakub Kindl.

Këngëtarja pranoi nominimin dhe postoi fotografinë që ishte realizuar në vitin 2013, ku ajo dhe Jakub ishin spektator në një ndeshje.

Kujtojmë se Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2018.