Bahtiri: Në Mitrovicë deri sot nuk ka të prekur nga koronavirusi, njoftimi i IKSHPK-së i pasaktë

Bahtiri: Në Mitrovicë deri sot nuk ka të prekur nga koronavirusi, njoftimi i IKSHPK-së i pasaktë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, që paraqet një rast me koronavirus në këtë komunë.

Bahtiri tha se ky njoftim është i pasaktë.

Sipas tij IKSHPK ka bërë një gabim teknik.

“Njoftimi i dhënë se një person nga Mitrovica sot ka rezultuar pozitiv me koronavirusin COVID-19 është i pasaktë, sepse ka qenë një gabim teknik prej Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik “.

Kreu i Mitrovicës Jugore thekson se deri më sot nuk ka dalë asnjë person pozitiv me COVID-19 në këtë qytet.

“Pra, asnjë person deri më sot nuk ka dalë pozitiv me COVID-19. Për të gjitha informacionet rreth testimeve që po bëhen nga IKShP-ja, qytetarët e Mitrovicës do të njoftohen me kohë “.