Një grua nga rrethi i Bujanocit dyshohet me koronavirus – nga Vranja transportohet për në Nish

Një grua nga rrethi i Bujanocit, po dyshohet te jetë infektuar me koronavirus.

Sipas mjekëve nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc, pacientja gjatë ditës së djeshme ishte kontrolluar në Bujanoc, me ç’rast ata e kishin udhëzuar për në infektivë në Vranjë.

Por, gjatë ditës së sotme, ajo nga Vranja është bartë për në Qendrën Klinike të Nishit, rrespektivisht në repartin e mushkërive.

Megjithate, analizat për COVID-19, pritet të dalin gjatë ditë, por sipas mjekëve nga Bujanoci, dyshimet për infektim me koronavirus, ekzistojnë.