''For You'' nga Rita Ora dhe Liam Payne prinë në iTunes (Foto)

Këngëtarja kosovare që ka arritë famë ndërkombëtare, Rita Ora vazhdon të korrë suksese në botë.

Projekti i fundit nga Rita është “For You”, këngë e cila është njëherësh kolonë zaore e filmit “Fifty Shades Freed”.

Këto ditë, Rita ka qenë vazhdimisht e angazhuar në promvimin e këngës, madje ishte pjesë edhe e premierës së filmit ku merrë pjesë me këngë.

“For You” po rezulton të jetë projekt shumë i suksesshëm, madje dyshja po prijnë në listën e këngëve në iTunes.

“For You” nga një postim që ka bërë Rita në rrjete sociale është në vendin e tretë, pas Camila Cabello dhe Ed Sheeran.