Bashkë me të fejuarin, ajo ka filluar pushime të reja në Miami të Floridës.
Në rrjete sociale ajo ka publikuar imazhe të reja nga atje, ku kishin ndaluar në një vend luksoz.
Atje, Afërdita mori një befasi të bukur, ku derisa ishte duke dalur në plazh bashkë me Jakubin, në disa tavolina ishin vendosur fotografi të çiftit në korniza.
Ajo ishte shumë e lumtur nga kjo befasi e ëmbël dhe vendosi ta ndajë me ndjekësit një video që kishte filmuar nga ai mbient me fotografi të tyre.