UEFA drejt ndërprerjes së Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, rrezikon edhe shtyrja e Kampionatit Evropian

UEFA drejt ndërprerjes së Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, rrezikon edhe shtyrja e Kampionatit Evropian

Pas ndërprerjes së Serie A dhe La Liga, duket se edhe UEFA  është sensibilizuar me situatën e krijuar dhe do të mbajë mbledhje  urgjente për të marrë vendim për ndërprerjen e të gjitha ndeshjeve në  garat evropiane, përfshirë edhe ndeshjet e Ligës së Evropës, të  planifikuara për mbrëmjen e sotme.

Lajmi është dhënë nga gazeta spanjolle Marca, sipas të cilës vetë  qeveria evropiane e futbollit pritet të dalë me një deklaratë zyrtare  nga momenti në moment, ku do të njoftojë edhe ndërprerjen e garave  evropiane deri në një vendim tjetër.

Momentalisht Juventusi, Interi dhe Real Madridit janë vendosur në  karantinë, ashtu si edhe klube të tjera evropiane, ndërsa përveç Serie A  dhe La Ligas, të tjera liga evropiane pritet të ndërpresin aktivitetet  normale.

Situata e krijuar vë në rrezik serioz edhe Kampionatin Evropian, pasi  përveç disa ligave evropiane, edhe garave të organizuara nga UEFA si  Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës, do ta kenë të pamundur të mbyllen  brenda afateve të parashikuara.

Për këtë arsye po mendohet shtyrja e Kampionati Evropian

Kjo për të mbyllur normalisht aktivitetet futbollistike në të gjithë  ligat evropiane për klube dhe më pas të mendohet për Kampionatin  Evropian.