• E mërkurë / Apr-08 01:49
  • Kontakt

Bebe Rexha qetëson fansat: Çdo gjë do të shkojë mirë, çdo gjë do të jetë në rregull – kjo është ajo që terapistët e mi thonë

Bebe Rexha qetëson fansat: Çdo gjë do të shkojë mirë, çdo gjë do të jetë në rregull – kjo është ajo që terapistët e mi thonë

Paniku i coronaivursIt i shpërndarë tashmë në mbarë botën, ka  bërë i gjithë njerëzimi të kthejë kokën nga tema më e diskutuar e  momentit.

Njerëz nga mbarë globi po ndërmarrin masa për preventimin e  infektimit, teksa këshilla më e shpeshtë që iu jepet është të qëndruarit  në izolim.

Shkaktimi i një paniku më të madh se që në të vërtetë është, vijnë si  rezultat i emocioneve të pakontrolluar dhe këshillat kryesore nga  profesionistët që merren me çështjet e shëndetit mendor, janë ruajtja e  qetësisë në radhë të parë.

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, e cila ka folur  gjithnjë hapur lidhur me problemet e saj me shëndetin mental, ka bërë së  fundmi një status në Twitter, duke ua kujtuar fansave një prej frazave  më të njohura të një prej këngëve të saj, e që më së miri i përshtatet  situatës në të cilën bota ndodhet.

Me këtë ajo iu referua frazës së njohur të këngës së saj hit “I’m a  mess”, në të cilën këngëtarja tregoi haptazi për çrregullimet e saj  mendore.

Kështu ajo i këshilloi fansat e saj që të mos përhapin panik dhe të  jenë të qetë me veten, në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë në këtë  periudhë të vështirë globale.

“I’m a mess” përndryshe është një nga këngët më të suksesshme të  artistes Bebe Rexha, e cila ishte pjesë e albumit të saj debutues  “Expectations” në vitin 2018, dhe deri më tani është klikuar mbi 300  milionë herë vetëm në YouTube.