Kuvendi i kthen përgjigje presidentit: Mund të vish për raportim, gjatë këtij muaji

Kuvendi i kthen përgjigje presidentit: Mund të vish për raportim, gjatë këtij muaji

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me kërkesë të 42 deputetëve, sot në  orën 15:00 do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të debatuar  në lidhje me, siç thuhet në kërkesë, rrezikimin e marrëdhënieve  diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  transmeton Indeksonline.

Ndërsa në njoftimin e Kuvendit, është shkruar edhe për  kërkesën e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u  raportuar deputetëve për agjendën e tij gjatë kohës sa ishte në SHBA. 

“Kryesia, gjithashtu shqyrtoi edhe kërkesën e presidentit të  Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për adresimin e tij Kuvendit të  Kosovës.

Kryesia u dakordua që ky adresim të realizohet gjatë muajit mars,  ndërsa data të përcaktohet në koordinim me Zyrën e presidentit”, thuhet  në njoftimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.