Ragmi Mustafa ftohet nga Gjykata e Lartë në Beograd, do të përballet me Aleksandër Vulin

Ragmi Mustafa ftohet nga Gjykata e Lartë në Beograd, do të përballet me Aleksandër Vulin

Në gushtin e vitit të kaluar Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka ngritur padi për vërtetimin e qasjes diskriminuese dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve nga ana e Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vulin.

Aleksandar Vulin, Ministër i Mbrojtjes të Republikës së Serbisë, njihet për qëndrimet e tij radikale dhe përdorim të gjuhës së urrejtes dhe gjuhës fyese sidomos kur bëhet fjalë për shqiptarët. Një gjuhë të tillë Vulin kishte praktikuar disa herë duke përdorur termin pezhorativ dhe ofendues “Šiptar” çka kishte shtyer Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa që të inicoj padi penale ndaj këti ministri.

Në njoftimin e z.Mustafa thuhet:

Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, jam ftuar që në shtator nga Gjykata e Lartë në Beograd për t’u përballë me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vulin.

Pasi që në gushtin e vitit të kaluar kemi ngritur padi për vërtetimin e qasjes diskriminuese dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve nga ky ministër.

Edhe njëherë, theksoj se përdorimi i termit pezhorativ dhe ofendues “Šiptar” nga Ministri Vulin është institucionalizim i gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe nxitje e shqiptarofobisë në Serbi.

Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk pranon reduktimin dhe relativizimin e kësaj praktike si shprehje dhe veprim individual. Gjuha e tillë e një ministri nuk është vetëm produkt i sistemit aktual në Serbi, por edhe nxitje institucionale e diskursit në rritje ksenofob kundër minoriteteve.

Sidoqoftë, respektimi i drejtave të pakicave është edhe detyrim ligjor dhe kushtetues i Qeverisë së Republikës së Serbisë. Respektimi dhe pranimi i tjetrit është parakusht i një shoqërie demokratike.

Shqiptarët nuk mund të kenë faj pse Qeveria e Serbisë nuk ka kapacitete demokratike. Nuk ndjehen të poshtëruar, meqë asgjë nuk e poshtëron më shumë Serbinë se sa veprimet e këtij ministri si përfaqësues i saj. Madje, kjo mendësi e tij e dëmton së pari dhe mbi gjithash Serbinë.