Thaçi për Kurtin: Frikacak dhe i paaftë në raport me taksën

Thaçi për Kurtin: Frikacak dhe i paaftë në raport me taksën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar kritika ndaj kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, për qasjen e tij destruktive, ka akuzuar atë se po tregohet frikacak dhe i paaftë, meqë sipas tij, shefi i ekzekutivit as nuk e heq tarifën e as nuk po e vendos reciprocitetin.

Presidenti Thaçi, gjatë pjesëmarrjes në një ceremoni ka drejtuar përsëri kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurtit, duke e quajtur frikacak dhe të në raport me taksën.

“Z. Kurti po tregohet edhe frikacak edhe i paaftë, as nuk është që e heqë tarifën e as nuk është që po guxon e po tregohet i aftë me qit reciprocitet. Prandaj duhet ta japë mesazhin e qartë”, ka thënë Thaçi, të mërkurën në Prizren, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e ndarjes së dekoratave për 66 dëshmorët e Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut.

Thaçi ka theksuar se vonesat e kryeministrit Kurti në vendimmarrje nuk i ndihmojnë Kosovës dhe ka shtuar se nuk do të lejohet “që të cenohet partneriteti strategjik me SHBA’në”.

Kujtojmë se Senatori Amerikan, David Perdue, dje kërkoi të shqyrtohet mundësia për largimin e trupave amerikane nga Bondsteel.

Kjo deklaratë e tij është përkrahur nga nga emisari Richard Grenell, këshilltari për siguri, Rober O’Brien, si dhe djali i presidentit amerikan, Donald Trump Junior.

Kujtojmë që kryeministri Kurti, sot ka refuzuar përsëri takimin me presidentin Thaçi.