Siç pretendohet në kumtesën e partisë serbe Lëvizja e Socialistëve (LS), në oborrin e shtëpisë së Milloshevicit është shënuar përvjetori i 14 i vdekjes së kriminelit, ndërsa Vullin, i cili e ka udhëhequr delegacionin e LS ka thënë se ka ardhur ta nderojë “presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në histori të Serbisë”.
Vullin ka thënë se “Milloshevici e ka udhëhequr Serbinë në kohërat e vështira dhe se ka qenë miku i tij më i ngushtë, dhe se ai ka qenë adhuruesi dhe bashkëluftëtari i Milloshevicit”.
“Askush nuk mund të thotë se bombardimi i Serbisë ka qenë i arsyeshëm dhe legjitim, askush nuk mund të thotë se dhuna në Kosovë të cilën e kanë përjetuar serbët ka qenë e arsyeshme”, ka thënë ministri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit aktual serb Vuçiq, Aleksandar Vullin.
Të përkujtojmë, ish presidenti i Serbisë Sllobodan Millosheviq ka vdekur më 2006 në burgun e Tribunalit të Hagës, para të cilit gjykohej për krime lufte dhe gjenocid të kryer ndaj popullatës civile në Kosovë.