“Turqia do të bëjë më shumë sesa hakmarrje, nëse pikat vëzhguese të saj në Idlib vihen në shënjestër”, tha Erdogani gjatë një takimi me udhëheqësit e partisë që e udhëheq.
Turqia e filloi operacionin “Mburoja e Pranverës” më 27 shkurt pas vrasjes së 34 ushtarëve turq nga forcat qeveritare siriane dhe pas shkeljeve të përsëritura të armëpushimit.
“Jemi duke i përcjellë zhvillimet e regjimit të Asadit dhe militantëve aleatë afër vijave të armëpushimit”, tha kreu i shtetit turk, duke shtuar se Turqia do ta respektojë armëpushimin për aq kohë sa një gjë të tillë e bën edhe pala tjetër.
Ai gjithashtu foli për rastin e parë të koronavirusit. “Shpresojmë që Turqia do të dalë nga kjo gjendje pa ndonjë pasojë. Kjo është dëshira jonë. Asnjë virus nuk është më i fuqishëm se masat tona”, tha Erdogan.