Juventusi fiton me rezultat bindës në Derby D’Italia ndaj Interit dhe rimerr kreun e tabelës

Juventusi fiton me rezultat bindës në Derby D’Italia ndaj Interit dhe rimerr kreun e tabelës

Juventusi e ka mposhtur Interit në kuadër të derbit që u zhvilluar në javën e 26-të në Serie A.

Zonja e Vjetër ishte nikoqir i Nerazzurëve, derisa fituan 2-0 në Allianz Stadium.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse rastet nuk munguan. Ishte  minuta e tretë kur Ashley Young kërkoi penallti pasi u rrëzua në zonën e  torinezëve, mirëpo gjyqtari bëri me shenjë që loja të vazhdojë.

Edhe Cristiano Ronaldo kishte një shans të mirë që të kalonte Juventusin në epërsi, mirëpo goditja e tij u bllokua.

Në 45 minutëshin e dytë, kampioni në fuqi i ligës italiane arriti të shënonte dy herë brenda pak minutash.

Ishte minuta e 55-të e takimit kur Aaron Ramsey zhblloki sfidën me një asistim të Cristiano Ronaldos.

Më pas, Paulo Dybala (68’), e dyfishoi epërsinë për juventinët, e që pranoi një asistim fantastik nga mesfushori uellsian.

Të dy skuadrat kishin raste të mira deri në fund, mirëpo këto dy gola të shënuara i dhuruan tri pikë vendasve.

Pas javës së 26-të, Juventusi është rikthyer në krye të tabelës me 63  pikë, një më shumë se Lazio dhe nëntë më shumë se Interi që ka një  ndeshje më pak.

Në xhiron e 27-të, Zonja e Vjetër do të takohet me Bolognan, gjersa Nerazzurët do të kenë punë me Sassuolon.